Ankimimi i PD-së për listën e kandidatëve, KAS tërhiqet për vendimin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, është tërhequr për vendimin që do të marrë pas kërkesën Ankimore të depozituar nga PD-Aleanca për Ndryshim, e cila kundërshton vendimin e KQZ-së për heqjen e 69 kandidatëve nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.

KAS vendosi që të tërhiqej dhe të rikthehej përsëri pas 30 minutave për të marrë vendimin. Anëtari i KAS, Ilir Rusmaili propozoi që ankesa e PD-së të mos konsiderohet fare, ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji shprehet se numri mbi normalen i kandidatëve cenon barazinë e garës. Kurse përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para panelit vendimmarrës se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal.

”Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3. Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore. Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso.

SHKARKO APP