Ankimohet vendimi i “Vetting-ut” për prokuroren e Tiranës

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Antoneta Sevdari, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?