Ankohet biznesi në Korçë, kërkon uljen e taksave dhe tarifave vendore nga Bashkia

Biznesi në Korçë ankohet se po shkon drejt falimentimit, ndërsa akuzon bashkinë juglindore për mungesën e mbështetjes pas pandemisë së koronavirusit.

Përfaqësues të biznesit në Korçë thonë se mbyllja për tre muaj gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rihapja me kufizime po i çon drejt falimentimit

Vetëm në zonën e pedonales ushtrojnë aktivitet mbi 100 biznese, të cilët për shkak të humbjeve thonë se janë detyruar të shkurtojnë staf.

Në vazhdimësi thonë se problematikat ia kanë parashtruar bashkisë Korçë.

Kanë kërkuar lehësi fiskale por thonë se nuk kanë gjetur mbështetje.

Një pjesë e bashkive të vendit ndërmorën politika mbështetesë duke lehtësuar barrën fiskale për biznesin pas izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

SHKARKO APP