Ankthi dhe stresi nga Covid-19, manifestojnë shqetësime afatgjata te qytetarët
Covid-19 po dëmton shëndetin mendor të njerëzve. E panjohura nga përhapja e virusit, humbja e punës apo izolimi nga kontaktet fizike manifestojnë stres të fuqishëm me pasoja afatgjata te qytetarët.
“Ajo që do të doja të theksoja lidhet sigurisht me pandeminë e Covid-19, e cila ka krijuar nivele të larta të stresit, pasiguri ekonomike, shqetësime serioze mjekësore dhe nivele të larta të ankthit, sidomos te ata që punojnë në frontin e parë. Domethënë, punonjësit shëndetësorë, por edhe ata që kanë punuar nga afër me profesionistët e mjekësisë këtu në Shqipëri”,-thotë Gerald Rockenschaub, përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri.