Anonimati Rama!

Nga Fatjona Dhimitri

Ndryshimi i beftë i fletës së votimit është dëshmi e pastër e frikës së surrelsit. Filloi me hartimin e listave të kandidateve duke vendosur në kufijtë e mandateve të pretenduara personat më me peshë në PS.

Arsyet se përse i vuri këta të fundit në lista janë dy:

Së pari, kujton se mund të mbledhë elektoratin e shpërndarë të PS që është kundërshtare e Rilindjes, pra me pak fjalë të shtrydhë mirë elektoratin e PS i cili shpreson të zgjidhen përsëri ata persona e personalitete të PS.

Së dyti, me këtë lëvizje ai pretendon të marrë votat për PS duke nxjerrë jashtë loje figurat e rëndësishme siç bëri në dy mandatet që udhëhoqi në tetë vjet.

Gjasat janë që Edvini të mbetet i vetëm në PS me çakenjtë e tij. Duke nxitur luftën brenda llojit, Kryeministri në ikje, hoqi kështu edhe emrat e figurave të vjetra të PS nga fleta e votimit, qëllimisht që gjithçka të mbetet në anonimat duke u mjaftuar me vendosjen e emrit te tij!

Ky është turpi i rradhës që Gjenerali i ushtrisë së vdekur e realizon përmes KQZ. Diktatori po e nuhat humbjen e kështu, dalëngadalë largon edhe bashkepunëtorët e tij. Historia njeh shembuj të tillë: Enver Hoxha. Dhe surrelsi, si bir politik i tij po bën të njëjtën gjë.

SHKARKO APP