ANSA: Policia përdor bomba tymuese për të shpërndarë turmën e njerëzve

TIRANË- Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”./ANSA

SHKARKO APP