“Antalya e Shqipërisë” që përthith turistët e huaj
Bregdeti i Durrësit dhe Golemit është destinacioni kryesor i turistëve të huaj i cili përthith gjithnjë e më shumë pushues.
Autoritetet po kryejnë plugimin e rërës, heqjen e papastertive dhe për të vijuar me vendosjen e çadrave.
Sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, heqja e masave anticovid ka sjellë interes të shtuar të turisiëve të huaj të cilët kete vit pritet të kalojnë shifrën prej 6 mln të 2019.
Rrahman Kasa: Që përthith më shumë turistë është zona e bregdetit Durrës-Golem, ajo ka edhe struktura më të mëdha. Ka aeroportin afër dhe ka detin e cekët për familjarët dhe e kam theksuar si Antalia e Shqipërisë. Mendoj që do kemi një numër të konsiderueshëm turistësh, do i kalojmë 6 mln dhe të kthehemi në shifrat e 2019. Kjo nga turizmi masiv i plazhit.
Edhe finalja e Konference League apo shpallja e Tiranës, Kryeqytet i Rinisë ka bërë që Maji të këtë prenotime të shumta nga të hujat.
“Edhe lehtësimi i masave ka bërë punën e vet. Turistë sporadikë ka, më mirë se vitet e tjera të cilët vijnë në mënyrë individiale kjo edhe nga Tirana Kryeqyteti i Rinisë”
Polonia mbetet tregu kryesor i turistëve të organizuar me carter, e ndjekur nga Çekia, Lituania, Gjermania dhe Zvicra.