Anti-kanabis, policia kontroll në Malësinë e Krujës
Në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në Malësinë e Krujës.
Forca të shumta policie u nisën mëngjesin e sotëm drejt zonave të ashtuquajtura problematike ndër vite në rrethin e Krujës.
Aksioni është përqëndruar në zonën e Dukagjinit dhe Dervenit në Krujë. Paralelisht kontrolle po kryhen në zonat e Manzës, Ishmit dhe fshatrat e Shijakut në Durrës.
Burime zyrtare në Policinë e Shtetit thanë se kontrollet janë të vazhdueshme dhe në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

