”Anti-KÇK-ja” dhe aksionet e OFL, Alibeaj: Përgjimet janë abuzive
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se projekti i qeverisë për të rishikuar e ligjit për Policinë e Shtetit, duke lejuar përgjimet pa autorizim nga prokurori, krijon hapësira të shumta për abuzime. ”Problemi është tek përdorimi i tyre. Bëhen me vendim gjykate përgjimet. Këto ndryshimet e fundit janë larg kontrollit të ligjshmërisë. Qeveria nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë vetes të drejtë të përgjojë këdo pa prova dhe motiv. Abuzivizmi në mënyrë flagrante”.
Sipas tij më e rënda është riformulimi i nenit që detyronte shkatërrimin e përgjimeve. ”Për 6 muaj këto përgjigje duhet të shkatërrohen, në mënyrë që mos përdoren për shantazh. Me këto ndryshime, të drejtat e individëve janë në dorë të qeverisë”.
Ndryshimet ligjore që ka projektuar qeveria, parashikojnë kalimin e agjencisë së pronave te sekuestruara nga Ministria e Financave tek ajo e Brendshme, ndryshim i cili mirëpritet edhe nga Alibeaj.