Anti-KÇK-ja në Kuvend, Hajdari: Fillojeni nga deputetët

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari akuzoi qeverinë dhe shumicën për paketën ”Anti-KÇK”. Ajo tha se akti normativ që tashmë është miratuar ka pësuar shumë ndryshime nga ajo që u pompua në fund të vitit. Megjithatë prapë, Hajdari kishte një sugjerim për qeverinë, duke i kërkuar që ligji të fillonte nga deputetët dhe zyrtarët që nuk e justifikojnë pasurinë. “Nuk e di kush u ka ndaluar për të luftuar krimin. Ai ligj është parë dhe riparë, pasi ishte anti-kushtetues, dhe ishte gati të luftonte cdokënd për të mbrojtur disa persona të caktuar. Ju e dini kush janë ata që nuk e justiifkojnë pasurinë, duke filluar nga deputeti, disa nga ata që janë në sallë apo qeveritarë, pasurinë e tyre? Pse nuk flisni nëse doni të luftoni krimin. Pse nuk e filloni me këta njerëz që kanë pasuri të jashtëzakonshme dhe nuk i justifikojnë në asnjë sekond. Ne do të vijojmë të luftojmë propagandën dhe sjelljen e shëmtuar që ju bëni”.

SHKARKO APP