”Anti-KÇK-ja”, Skëndaj: Cenon disa parime të shtetit të së drejtës
Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, thotë e nisma ”Anti-KÇK”, cenon disa parime të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.
“Ky akt normativ cenon disa parime të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kemi kundërshtuar edhe pjesëmarrjen e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK në komitetin koordinues për parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Është papajtueshmëri me funksionin e tyre pjesëmarrja në këto struktura, pasi krijon premisa për ndikim në funksionin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme”, tha Skëndaj në ”A2ccn”.
Në lidhje me ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Skëndaj sqaroi: Oponenca e KSHH nuk ka të bëjë vetëm me betimin përpara Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi ynë dhe ajo që kemi referuar në arsyetimin tonë është fakti se ceremonia e betimit nuk mund të bëhet me shkrim dhe sa herë që institucionet përplasen, nuk duhet të na çojnë në ndryshime të natyrës ligjore, pasi kjo krijon premisa për paqëndrueshmëri. Pra, ceremonia e betimit, si akt solemniteti, duhet të bëhet para institucionit.