Anti-KÇK-ja zbret në terren, bosët e krimit duhet të deklarojnë pasurinë
”Anti KÇK”, këtë të hënë zbret në terren, ku pritet të nisë luftën me krimin e organizuar dhe “kokat” që drejtojnë atë. Të mirëpërgatitur, efektivët e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), e cila është Njësia Speciale, do të jenë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special, ku do të hetohen pasuritë e personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Të dielën, kryeministri Edi Rama u shpreh se paketa “Anti KÇK” do u bëjë jetë ferr kriminelëve. Ai theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.
Kreu i qeverisë shtoi se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, ai u shpreh se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit pasi kriminelëtë nuk meritojnë të hipin as mbi gomar.
KOHA JONË SONDAZH

