“Anti-KÇK”, Policia përgjime pa autorizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës
Qeveria ka dorëzuar në parlament një paketë ndryshimesh ligjore pjesë e paketës “Anti-KÇK”, e cila i jep të drejtë Policisë së Shtetit të kryejë përgjime pa autorizimin e prokurorisë dhe gjykatës, vetëm me urdhër nga drejtori.
Mazhoranca kërkon ndryshimin e nenit 131 të ligjit për policinë e shtetit duke shtuar përcaktimin se: Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, policia e Shtetit përdorë masa të veçanta si: a) Përgjimi ambiental i bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen eveprimtarive kriminale.
Sipas draftit, përdorimi i masave të veçanta, si përgjimi, fotografimi dhe mbikqyrja e fshehtë bëhet me vendim të titullarit të strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Afati gjatë të cilit policia i kryen veprimet nuk i kalon tre muaj me të drejtë zgjatje vetëm edhe njëherë për 3 muaj të tjerë. Pjesë e ndryshimeve është edhe vendosja në kodin penale një dispozite që mund të dënojë nga 3 deri në 7 vjet burg personat të cilëve u dërgohet formulari për burimin e pasurisë nga ligji anti-KCK.