Anti KÇK/ Strazimiri: Janë mijëra kryekomisarë të cilët mund të përgjojnë këdo
Ish-deputeti i PD-së,Gent Strazimiri thotë se kryeministri Edi Rama po kap çfarë të mundet. ”Zoti i hetimit në Shqipëri është prokuroria, gjykata gjykon dhe policia kryen veprime hetimore në bazë të urdhrave të prokurorisë. Ndërsa tani policia të përgjon, bën hetime pa pasur nevojë për vendim gjykate dhe urdhër nga prokurori. Ka 2300 kryekomisarë të cilët mund të përgjojnë këdo në vend, pasi nuk ka nevojë për leje nga prokurori”,-tha në A2.
Ng ana tjetër, ai thotë se “Ish-prokurori i përgjithshëm i kohës së Enver Hoxhës, kur e pyesnin për aktet e firmosura prej tij, ai thonte “unë prokuror isha, këto i bënte Sigurimi dhe unë nuk guxoja të mos mbroja në gjyq ato që thonte Sigurimi”. Nuk del gjë e mirë dhe moderne duke përdorur metodat e kalbura të sovjetikëve”, shtoi Strazimiri.
Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Strazimiri tha “Zgjedhjet mund të bëhen kurdo, por me këtë mënyrë që po shkatërrohen të drejtat e njeriut, nuk besoj se ky vend ka më shpresë për demokraci. Duhet të ngrihemi një herë e mirë. Duhet të ngrihemi për lirinë, që nuk ka çmim. Ky është shqetësim qytetar, jo politik”.