Antiinformaliteti/ Braçe flet për kërcënime nga bizneset: Nuk më bën përshtypje fare

Zv.kryeministri Erion Braçe ka përmbledhur rezultatet e aksionit kundër informalitetit në biznese, kryesisht në vijën bregdetare dhe në subjektet e mëdha të hidrokarbureve, apo hoteleri-turizëm përgjatë verës.

Ndërsa ka folur me emra konkretë si rasti i kompleksit “Tajvani” në Tiranë, apo Havana në Dhërmi, Braçe ka folur për kërcënime nga ana e bizneseve jo vetëm ndaj inspektorëve, por edhe ndaj tij gjatë një prononcimi për gazetarët pranë kryeministrisë.

“Për fat të keq, apo për fat të mirëunë nuk dëgjoj nga ky vesh, mos t’i bien telefonit, mos të shkruajnë as në telefon e rrjetet sociale sepse nuk më bën përshtypje fare”, tha zv.kryeministri.

Duke folur për rastin e diskos Havana në Jug, Braçe tha se aksioni është zhvilluar në mesnatë nga 3 inspektorë, të cilët janë kërcënuar nga ana e sipërmarrësve.

“Një vit më parë subjektet në Dhërmi u bllokuan me FNSH. Kësaj radhe Havana nga tre inspektorë, kërcënimet që morën i kam ndjekur live, operacioni pas orës 12.00 të natës dhe ka përfunduar në 4 30 të mëngjesit”, tha Braçe.

SHKARKO APP