Antimafia Italiane: Grupet shqiptare më të strukturuara, ja me kë bashkëpunojnë

Më shumë se 500 faqesh është raporti më i ri nga antimafia Italiane, e cila flet për krimin e organizuar në shtetin fqinj, por përmend edhe grupet shqiptare.

Në raportin për gjysmën e dytë të vitit 2020, shkruhet se grupet kriminale shqiptare në Itali janë ndër më të struktuarat, dhe se bashkëpunojnë ngushtë me ato vendase në trafikun e lëndëve narkotike, të armëve, e të qënieve njerëzore.

Mafia shqiptare ka bashkëpunim të mirë me atë rumune e nigeriane. Grupet italiane merren me çështjet administrative si duke vënë në dispozicion gomone, skafe e pika referimi për zbarkim.

Shqiptarët me rrënjë në Itali sigurojnë furnizimin dhe klasifikimin të drogës në sheshet e ndryshme të shpërndarjes dhe dërgesat në veri të Italisë, por edhe jashtë saj në treget e Europës Perëndimore.

SHKARKO APP