Antinformaliteti, Tatimet marrëveshje me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ndërveprojnë në një nivel të ri të shkëmbimit të informacionit dhe kontrollit, me qëllim forcimin e luftës kundër informalitetit, në subjektet që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike.

Drejtoresha e Përgjithshme e DPT, Delina Ibrahimaj dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Ilir Zela nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, i cili i hap udhë përcjelljes në mënyrë sistematike dhe dinamike të informacionit mes dy institucioneve dhe ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit apo inspektimeve.

Të dy drejtuesit vunë në pah si të rëndësishëm dhe të domosdoshëm bashkëpunimin mes dy institucioneve, për zbatimin sa më korrekt të të drejtave dhe detyrimeve ligjore, si dhe koordinimin e veprimeve për pasqyrimin real të të dhënave të subjekteve/tatimpaguesve dhe rëndësinë e mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare të subjekteve, të cilët ofrojnë rrjete të komunikimeve elektronike ose shërbime të komunikimeve elektronike.

SHKARKO APP