Antonela: Motra ka një vit që nuk ndihet mirë! Kur u provokua nga Klea, mori gotën…
Antonela Berisha, në një rrëfim para togave të zeza për ngjarjen ku bashkë me të motrën dhunuan Klea Prengën, ka thënë se nuk ka qenë një ngjarje me synim goditjen e Prengës.
”Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën.
Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”,-mësohet të ketë thënë.