Antonio Tajani në krye të Forza Italia, Basha: Urime, pres me padurim bashkëpunimin me PD-në

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar Antonio Tajanin për zgjedhjen e tyre në krye të Forza Italia.

Duke i uruar suksese, Basha shprehet me pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.

”Pres me padurim të diskutoj në EPP perspektivat e ardhshme midis Forza Italia dhe @pdshqiperi dhe mund të forcojë më tej bashkëpunimin për ta bërë edhe më të fortë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”,-shkruan Lulzim Basha.

69-vjeçari Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë u zgjodh unanimisht nga këshilli i forza Italia për të kryesur partinë e themeluar nga Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë më 12 qershor të këtij viti.

 

SHKARKO APP