Anulimet e prenotimeve, Breshani: Vjen nga situata politike
Situata politike ka ndikuar negativisht për turizmin në qytetin e Vlorës. Shqetësimi vjen nga dhoma e tregtisë, ku kreu i saj Arben Breshan thotë se janë anuluar rreth 20% të prenotimeve në hoteleve. 20 % e turistëve të huaj kanë anuluar prenotimet në qytetin e Vlorës. Kreu i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes politike të acaruar të muajve të fundit.
”Problemet politike që ka kaluar vendi ka dhënë një ndikim sidomos tek agjencitë, sepse shumë nga agjencitë kanë tërhequr turistët e tyre. Disa nga partnerët tanë që janë sot në Greqi thonë mund ta shtyjmë për nga tetor-nëntori takimet që kemi tani në korrik, pasi gjendja në Shqipëri nuk është e mirë”.
Sipas Breshanit, anulimi i prenotimeve nuk ka efekt negativ vetëm për këtë vit por edhe për vitet e ardhshme ”Ajo që ne e mendojmë ka të bëjë me vitin tjetër. Sivjet të gjitha agjencitë shikojnë situatën politike”. Breshani thotë se investimet e bëra e kanë vendosur Vlorën në krye të turizmit, por për të vijuar e tillë duhet një situatë politike e qëndrueshme.
KOHA JONË SONDAZH

