Anulimi i seancës plenare, deputetët e PD letër Nikollës: Akt i rëndë, mbledhja e Kuvendit të mbahet sot!

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar nje letër kryetares së Parlamentit ku e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare të parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme.

“Kjo vendimmarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale”, thuhet në letrën drejtuar Nikollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?