Anulohen HEC-et në Osum. Klosi heq lejen mjedisore

Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.

Por anulimi i lejes mjedisore ende nuk e largon përfundimisht kërcënimin e kanioneve nga ndërtimi i hidrocentraleve, për sa kohë nuk anulohet kontrata koncesionare për këtë projekt.

Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri deklaroi se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ministria e mjedisit e shpalli lejen të pavlefshme dhe tani topi i mbetet Damian Gjinkurit për të firmosur anulimin e koncesionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish qeveria e Partisë Demokratike. Pas rrotacionit politik të 2013-ës qeveria e re e pezulloi koncesionin duke u zotuar se do ta anulonte atë përfundimisht. Por ndryshe nga premtimet publike projekti për ndërtimin e hidrocentraleve u riaktivizua në heshtje dhe larg syve të publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?