Anulohen lundrimet në brigjet e Adriatikut për shkak te motit të keq

Si rezultat i motit të keq anulohen lundrimet në të dy brigjet e Adriatikut.

Tragetet nuk do të nisen sonte drejt Barit dhe as ato nga Bari drejt Durrësit.

Si pasojë e kohës së keqe në Adriatikun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar (praPa, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.

Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin në orën 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme. Pra, linja e Ankonës do të vijoje lundrimin.

SHKARKO APP