Anulohet mbledhja e qeverive, PD: Rama sapo i vuri sanksione Kosovës
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Çollaku e cilëson si këtë vendim të Ramës si sanksione ndaj Kosovës. ”Me anullimin e njëanshëm të mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama sapo vuri sanksionin e parë ndaj Kosovës. Kjo do shkruhet e kujtohet gjatë në historinë tonë. Jam pa fjalë, e me shumë turp”,-shkruan Çollaku.