Anulohet ndeshja e sotme Belgjikë – Spanjë. Frikë nga ISIS. Ekipi spanjoll kthehet në mesnatë në Madrid

 

Frikë në krejt Europën nga sulmet terroriste. Kudo kontrolle. Kudo tension dhe arrestime. ISIS ka leshuar mesazhe se do të godasë Romën , Londrën, Washingtonin, dhe Brukselin.

Ndeshja miqësore midis Belgjikës dhe Spanjës, e planifikuar për t’u luajtur sot në mbrëmje, është anuluar. Vendimi është marrë nga autoritetet belge pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që e rriti nivelin e sigurisë nga dy në tre në të gjithë vendin.

Kërcënimi terrorist mbetet ende i lartë dhe zyrtarët e Brukselit u tremben sulmeve të tjera. Lajmin e anulimit të ndeshjes e bëri me dije Federata Belge e Futbollit. Prej disa ditësh, policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë në gjithë Belgjikën për arrestimin e përgjegjësve të atentateve të Parisit.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Roi Baudouin”, por gjatë orëve të fundit, forcat e rendit po monitorojnë situatën për shkak të frikës nga atentate terroriste dhe vendimi përfundimtar është për shtyrjen. Vendimi u mor për shkak se pati kërcënime  dhe kombëtarja spanjolle është njoftuar gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, duke u detyruar të kthehet në Madrid.

Kontrollet kanë vazhduar në gjithë Brukselin ku kanë bastionin terroristët e ISIS.

SHKARKO APP