Aparat neuroparalizues elektroshok dhe shumë para, arrestohet kambisti në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një kambist pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjet nje aparat neuroparalizues, qe e mbante pa leje.

Policia ka sekuestruar një sasi lekësh dhe valutë dhe arrestoi shtetasin A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim e zbatim të planit të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore” të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?