Apeli dënon me burg përjetë Arben Frrokun

 

Apeli i Krimeve të Rënda dënon me burgim të përjetshëm biznesmenin Arben Frroku për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës.

Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë e cila shpalli të pafajshëm Frrokun.

 Por avokati i Frrokut tha menjëherë pas seancës se këtij vendimi do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Në një deklaratë për mediat Genci Gjokutaj tha se gjykata ndodhet nën trysninë politike dhe se më vendimin për të dënuar përjetë Frrokun janë shkelur procedurat.

 “Është një vendim nën presion, ka kohë që drejtësia është nën presion. Megjithatë ne do ndjekim rrugën ligjore pasi nuk kemi shteg tjetër për të kundërshtuar. Sot gjykata ka dhënë vendim në kundërshtim me të gjitha aktet që përmban në dosje. Problemi është kur nuk gjykon gjykata është një nga ato raste kur shoqëria duhet të ndalet pasi tani ka mbetur të merret fashikulli i gjykimit të bëhet publik, të bëhet njohuri popullor. Këtu flitet për gjykata nën presion, ka një trysni nga politika. Dekriminalizimi, një qellim i tillë nuk mund të arrihet pa respektuar procedurat siç janë, me instrumente politik të ndërhysh në drejtësi është një eksperiment i vështirë dhe i pamundur. Ne do të bëjmë rekursin në Gjykatë të Lartë”,- u shpreh avokati Gjokutaj.

SHKARKO APP