Apeli drithërues i babait: Jam i gjunjëzuar, kërkoj veç ilaçe për djalin
Izolimi po rëndon gjendjen e disa familjeve, siç është edhe kjo e Pëllum Dungajt, që banon tek banesat sociale në Shkozë. Shqetësimi i tij më i madh është djali 3 vjeç e gjysmë. “Vuan nga tre diagnoza. Epilepsia e fomës së rëndë, azëm bronkale dhe Kardiomipati, (problem kardiak). Në rast se mbarojnë medikamentet, me një rrogë nuk ia dal dot. Situata është e papërballueshme. E kam të pamundur të marr medikamentet e djalit”.
Në familjen e tij, që përbëhet nga 6 anëtarë, aktualisht vetëm ai punon. Të ardhurat e tij mujore janë 280 mijë lekë, ndërsa medikamentet i shkojnë gati po aq. Pëllumbi shprehet i dorëzuar. Nuk kërkon ushqim, por vetëm ilaçe për djalin.
“Situata është rënduar shumë, e kemi të pamundur për të marrë medikamentet. Jam gjunjëzuar totalisht, jemi në krizë urie”. Apelin nuk e ka vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe kryeministrin Rama.