Apeli e lë në burg, gjyqtarja e ”të fortëve”: Më lironi të kujdesem për fëmijët

Këtë të premte u mbajt seanca nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila është lënë në burg.

Ajo ka liruar disa të fortë, dhe u arrestua pak muaj më parë pasi u kap në flagrancë gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një të dënuar për vrasje. Gjyqtarja ka kërkuar lirimin duke theksuar se do të kujdeset për fëmijët e saj.

”Më lironi të kujdesem për fëmijët”,-mësohet të jetë shprehur ajo. Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkelejda më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.

SHKARKO APP