Apeli e lë në burg, Xhisiela mbështet Rexhepin: Jemi shokë (FOTO)

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi. Vetë Rexhep Rraja zgjodhi të mos ishte i pranishëm në seancë.

Avokati Murati ka përdorur si argument edhe deklaratat e fundit të vajzës. “Xhisiela Maloku del përditë në televizione dhe thotë se nuk është përndjekur. Çështja është politizuar dhe ju jeni në presion”. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i relatores së çështjes, gjyqtares Shpresa Beçaj, e cila është shprehur: “Nuk ju lejoj të thoni se jemi në presion, nuk kemi asnjë presion.Trupi gjykues është i pandikuar nga askush dhe do të shqyrtojë aktet e dosjes”.

Pas seancës foli edhe Xhisiela, e cila përsëriti ato që ka thënë në media: “Problemet kanë ardhur për arsye xhelozie, siç e kam thënë edhe më parë. Të gjitha ato që kam thënë në media janë të vërteta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?