Apeli e riktheu për rigjykim, Tahiri: Vendim i marrë nga politika

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në rrjete sociale, ka reaguar sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Tahiri me një mesazh të shkurtër, tregon se nuk është dakord me vendimin e gjykatës së Apelit.

Sipas tij gjykata vendimin e ka marrë në emër të politikës, duke nënkuptuar se gjykimi i tij nuk është juridi, por ka prapavijë politike, por ai premton se beteja e tij vazhdon.

“Edhe ”në emër të politikës”, beteja vazhdon”, shkruan Tahiri teksa ka publikuar dhe një pjesë nga vendimi i gjykatës.

SHKARKO APP