Apeli i Berishës për shqiptarët e Maqedonisë: Votoni “pro” në referendum
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit për emrin e ri.
Në një status në Facebook, Berisha e quan ngjarje historike 30 shtatorin, pasi qytetarët votojnë për të ardhmen e vendit të tyre.
Statusi i Sali Berishës
Nje ngjarje historike per Maqedonine e Veriut!
Te dashur miq, te dielen qytetaret e Maqedonise se Veriut do votojne ne nje referendum popullor per emrin e ri te vendit tyre, por ne fakt mbi te gjitha votojne per te ardhmen e tyre europiane dhe euro-atllantike.
Me kete rast u bej thirrje qytetareve me origjine shqiptare te Maqedonise se Veriut, te marrin pjese dhe te votojne PRO ne kete referendum, si nje shans i vertet historik per te firmosur me voten e tyre per te ardhmen me te shkelqyer per veten, femijet dhe te vendit te tyre, anetarsimin ne NATO dhe Bashkimin Europian! sb
KOHA JONË SONDAZH

