Apeli i çështjes “Basha”, në ”dorën” e gjyqtares Fatmira Hajdari

Shorti i Apelit në Gjykatën e Tiranës ka përzgjedhur gjyqtaren Fatmira Hajdari për shqyrtimin e ankimit të Prokurorisë ndaj pushimit të hetimit për Lulzim Bashën. Anëtarë të treshes janë Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj. Gjykata e Tiranës vendosi më 13 janar që të pushojë hetimin e nisur ndaj kryedemokratit për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria nuk ka qenë me të njëjtin mendim. Pretendimet e dy prokurorëve, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, kanë qenë rikthimi i akteve për rihetim si dhe marrja në pyetje të dëshmitarit kyç të çështjes, Nik Muzzin. Autoritet amerikane kanë kërkuar garanci nga ato shqiptare se ndaj Muzzin nuk do të ketë procedim penal nëse vjen Në Shqipëri. Por edhe pse ky miratim është marrë, Muzzin nuk u mor asnjëherë në pyetje.

 

SHKARKO APP