Deputetja Flutura Açka refuzon ftesën për bashkim: Partia ime është SPAK-u

Deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka e cila deri më tani është në grupin e Lulzim Bashës, thotë se partia e saj është SPAK. Ftesën e Berishës për bashkim, Açka nuk e ka pranuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, e prerë në komentin e saj, Açka për vendimin e Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së Berishës, shkruan se kryeministri Edi Rama e zgjodhi aleatin e vet.

”Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e vet politik, edhe pse në demokraci nuk e zgjedh dot. Thjesht e ke. Unë zgjodha aleatin tim: SPAK-un. Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është, pra, PARTIA IME”,-shkruan Açka.

Reagimi i saj është epik sepse thotë se SPAK është partie ime, duke nënkuptuar se arrestimi i Berishës mbetet gjëja më e duhur.

SHKARKO APP