Apeli i fortë i mjekes Qato: Covid-19 nuk po kursen asnjë (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin e mjekes Migena Qato, e cila iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, pasi siç thotë ajo Covid-19 nuk kursen asnjë. ”Covid-19 nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”.

Mesazhi i plotë 

Prej më tepër se 5 muajsh po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid-19 nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/906054623237936/

SHKARKO APP