Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit, i cili tashmë ndodhet nën masën arrest në shtëpi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dispononte dhëndri i Berishës. Atij i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
Rikujtojmë se gjyqtarja Ilirjana Olldashi lehtësoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për të dhe SPAK ka kërkuar që po e njëjta gjyqtare të mos merret me shqyrtimin e ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin që i është bërë pasurive të tij.ement –
Edhe për Berishën u kërkua që të përjashtohet Olldashi nga ankimimi i ish-kryeministrit për shuarjen e masave të sigurisë. Në të dyja rastet GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK.