Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun, Fatos Tushe

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, dënimin e formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Fatos Tushe u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?