Apeli i GJKKO rrëzon ankimin dhe lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerë

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimin ndaj vendimit të GJKKO duke lënë në fuqi vendimin për “Arrest në Burg” për ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e krimeve të Rënda Dedan Gjonin dhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Kujtojmë se, në Nëntor të vitit që lamë pas, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, ku mes të cilëve ishin Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ata akuzohen për “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Shefi i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

SHKARKO APP