Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Mimoza Margjeka
Aktualitet E Enjte, 1 Tetor 2020 09:52
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Mimoza Margjeka e cila donte praninë e medias në seancë.
Raportohet se Prokuroria ishte kundër kësaj kërkese, teksa Apeli i GJKKO ka argumentuar se seanca duhet të jetë me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.
Edhe kjo seancë në Apel për gjyqtaren e pezulluar Margjeka do të jetë me dyer të mbyllura pa praninë e medias.