Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në burg punonjësit e bashkisë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.
Vendimi i Gjykatës së Apelit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 04.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 69 akti, datë 07.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit/ankuesit A.V., M.L., A.T., P.B., Gj.M., I.M., Shoqëria {…}, kundër vendimit nr. 34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.V., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.L., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.B., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) muaj e 20 (njëzet) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.M., për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43, datë 23.03.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurës L.R., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.R. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.R. duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, nën juridiksionin e të cilit do të ndodhet vendbanimi i pandehurës. Afati për aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…}, me nr. nipti {…} me ortak shtetasen E.R. dhe administrator shtetasin A.R., me seli kryesore Zone Kadastrale Nr. {…}, Numër Pasurie {…}, {…} dhe adresë dytësore: {…} godinë shërbimi 2 (dy) katëshe, Zona Kadastrale Nr. {…}, {…}, Nr. Pasurie {…}, Gomisteri, servis, {…} etj., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 900.000 (nëntëqind mijë) lekë, sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…} sh.p.k. me nr. nipti {…} – ish {…}, Administrator A.M. dhe ortak L.R., Njësia Bashkiake {…}, Rruga {…}, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dhe dënimin e saj 900.000 (nëntëqind mijë) lekë, sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” e ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} sh.p.k. të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Shoqëria {…} me nr. nipti {…}, administrator B.N. dhe ortak shtetasi A.B., me seli {…}, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i dytë, të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 900.000 (nëntëqind mijë) lekë sipas neneve 8, 9 dhe 11, pika 4 germa “c” e ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
– Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë.
– Bazuar në nenet 8, 10 dhe 15 të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, ndalimi e të pandehurës Shoqëria {…} të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike, me institucione shtetërore, qendrore apo vendore, për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.