Apeli i jep vulën Berishës, Alibeaj: Vendimin e zbatojmë! Çollaku: Mbetem deputet i PD

Enkelejd Alibeaj thotë se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë, pasi tashmë vula do të jetë në dorën e Berishës. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.

Deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD.

Kreshnik Çollaku: I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë.

SHKARKO APP