Apeli i Korçës në kolaps
Problemet me pasurinë dhe kontaktet me persona që ajo kishte gjykuar në të kaluarën, ishin shkaqet që çuan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Korçës, Etleva Temo. Shkarkimi i saj thellon më tej kolapsin në Apelin e Korçës ku tashmë mbetet në detyrë vetëm një gjyqtar.
Lidhur me situatën, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte komanduar gjyqtaren Mimoza Margjeka në këtë gjykatë por ajo u arrestua për korrupsion në fillim të shtatorit pasi SPAK e akuzon se liroi me garanci pasurore një trafikant klandestinësh.
Madje në këtë proces pjesë e treshes gjykuese ishte edhe gjyqtarja e shkarkuar Etleva Temo dhe gjyqtari i vetëm ende në detyrë, Olsi Xhavelli.