Apeli i mjekut Kalo: Evitoni ekranet dhe mediat sociale ku individë bëjnë si gjithologë

Përmes një statusi në Facebook mjeku Tritan Kalo shkruan se në spitalin Infektiv po respektohen të gjitha masat qysh nga distanca fizike e deri te higjiena.

Në një “përditësim” të situatës në këtë spital “Covid”, Kalo ka edhe një apel kundrejt atyre që ai i quan si gjithologë, për të cilët shkruan se nuk duhet të bëjnë ekspertin në në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes dhe Shëndetësinë Publike.

Kalo shkruan se njerëzit kanë nevojë për optimizëm dhe jo për zbrazja në ekrane apo rrjete sociale për të shprehur frustrimet personale.

Kalo: KEMI ENDE PUNË PARA NESH. Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….NE JEMI ATY për JU në çdo çast….RESPEKTIMI i distancimit fizik, vetëizolimi/vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në MUNGESË të një mjekimi specifik dhe të një VAKSINE, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…NJË THIRRJE shoqërore, etike dhe profesionale për GJITHOLOGËT tanë….

Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë COVIDIANE në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj, JENI SULUR të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, POR kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuku mban shumë ujë….NJERËZIA në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë, dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….

PUBLIKU e ka po ashtu të nevojëshme edhe ushqyerjen e një OPTIMIZMI, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, POR JO në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për PROTAGONIZËM….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….ËSHTË diçka SHUMË E DOBISHME për sistemin tuaj Imunitar si dhe për Ekuilibrin tuaj mendor….BOLL STRES e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…JU DUAM SHUMË dhe për JU DO TË JEMI ATY KURDOHERË të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..NE SË BASHKU ME SIGURI DO JA DALIM MBANË!!!

SHKARKO APP