Apeli i mjekut të QSUT: Kujdes masat, epidemia do vazhdojë

Pandemia e Covid-19, po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po bëhen alarmante. Mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, apelojnë për shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon-mesazhin e Andrin Tahirit, Shef Shërbimi i Toksikologjisë Klinike QSUT. Mjeku thekson se situata epidemike do të vazhdojë, ndaj duhet të përshtatemi me këtë lloj situate duke edukuar sjelljen tonë.

”Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni adhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?