Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme, anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

Apeli i Posaçëm ka shpallur të pafajshne, anëtaren e KPK, Etleda Çiftja e cila akuzohej për “falsifikim dokumentash” dhe “deklarim të rremë pasurie”.

Komunikim për mediat

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?