Apeli i prokurores që hetoi ish-kryeministrin kroat: Kujdes me përzgjedhjen e kandidaturave të SPAK

Kreu i KLP-se, Gent Ibrahimi zhvilloi nje takim me prokuroren speciale kroate, Tamar Laptosh, te cilen e informoi lidhur me organet e reja te sistemit te drejtesise ne vend. Ngritja e institucionit të ri të drejtësisë, SPAK sipas standardeve ndërkombëtare, ishte në fokus të takimit që kryetari i KLP, Gent Ibrahimi zhvilloi sot me Tamar Laptosh, prokurorja speciale e USKOK.

Në fjalën e tij, Ibrahimi u shpreh se “KLP vlerëson eksperiencën tuaj dhe mirëpret mbështetjen në veprimtarinë e Këshillit”. “Praktika në vende të tjera si Kroacia, janë pikë referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri”, shtoi ai. Po ashtu, Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi theksoi se “ngritja e SPAK sipas standardeve ndërkombëtare është prioritet i KLP”.

Nga ana e saj, prokurorja speciale e USKOK, Tamar Laptosh, e cila hetoi ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, apeloi se “procesi i përzgjedhjes cilësore së SPAK është themeli i paanshmërisë dhe integriteti. SPAK duhet mbështesë punën e tij mbi procese proaktive”, theksoi prokurorja speciale e USKOK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?