Apeli i thotë “jo” burgut për jetë, ndaj Xhuvanit

Gjykata e Apelit nuk ndryshoi vendimin e shkallës së parë për Kostandin Xhuvanin, djalin e ish- deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e 4 personave në një lokal në “Rrugën e Elbasanit. Sipas Gjykatës së Apelit, Xhuvani duhet të vuajë përfundimisht 35 vite burg, duke i shpëtuar kështu burgut përjetë.

Apelimi i vendimit ishte kërkuar nga prokuroria, e cila kërkonte të mos pranohej gjykimi i shkurtuar në mënyrë që i pandehuri të dënohej me burg përjetë.

Por edhe mbrojtja pretendoi ulje të dënimit me argumentin se vrasja kishte ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi më 4 nëntor të vitit 2014, në një lokal pranë rrugës së Elbasanit.

Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvanit dhe aktores e njëkohësisht ish-deputetes Luiza Xhuvanit, vrau aksidentalisht me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë Edison Jahon, Enea Xhajin, që ishin shënjestra e tij pas konfliktit. Nga plumbat mbeti i vrarë edhe shtetasi italian Giampaolo Azzolo, klient i rastësishëm atë natë. Kostandin Xhuvani kërkoi të largohej nga vendi i ngjarjes, duke bërë edhe kundërshtim me armë ndaj forcave të policisë.

SHKARKO APP