Apeli i Tritan Shehut nga Gjirokastra: Të dhënat që po servir KZAZ janë të fallsifikuara
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu deklaron se të dhënat që po servir KZAZ e Gjirokastrës lidhur me pjesëmarrjen e votuesve janë të fallsifikuara.
“Te nderuar gazetare, mos u besoni te dhenave qe ju japin KZAZ. Jane krejt te fallcifikuara, pra mos i tranzmetoni ato. Ne rast te kundert pa dashje beni lojen e atyre qe po organizojne kete farse kriminale. Te dhanat qe u dhane pak me pare per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit. Jane nje fabrikim i pa vlere i makinnes propagandestike «gebelsiane » te ngritur pikerisht per te goditur demokracine e instaluar despotizmin. Ne fakt Qarku i Gjirokastres, te gjitha bashkite e tij vecse po bojkotojne me perbuzje. Detyra juaj eshte te pasqyroni te verteten e jo mashtrimet qe ju serviren”, tha ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

