Apeli kthen dosjen/Tahiri: Kanabisin e kam luftuar më shumë se të gjithë këta bashkë

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga kjo e premte nuk është më i dënuar por i pandehur. Gjykata e Apelit, në seancën e sotme rrëzoi dënimin e Shkallës së Parë dhe rikthen kështu çështjen për gjykim. Gjyqtari Dhimitër Lara ka vendosur ta kthejë për rigjykim në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme. Trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të gjykohet nga e para për tre veprat penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi. Ai tha edhe se zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. I pyetur mbi shqetësimin e prokurorit të përgjithshëm për rritjen e kultivimit të kanabisit aktualisht, Tahiri tha se ”Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë”.

Biseda me gazetarët

Ai vlejti?

Ia ka vlejtur të përballem si qytetar, jo si ata vemjet më parë që janë përballur si pushtetar. Këmbët e mia më mbajnë edhe pa pushtet.

Si e konsideroni vëzhgimin e procesit nga ndërkombëtarët?

Mirë se të vijnë kushdo. Po e pashë të arsyeshme as më shkon ndërmend ti shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, me gjykim të zakonshëm, prova, dëshmitarë, lista punësh dhe rezultatesh.

Edhe ish-vartësit tuaj duhet të vijnë?

Unë po ju them se jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në axhendë, apo një ditë pune si gjithë të tjerat, është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që ta përball sikur duhet, si gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia dhe lëkura ime.

Prokurori i Përgjithshëm ka folur me shqetësim për kultivimin e kanabisit…

Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën.

Sot po fshihen?

Jo, nuk po nënkuptoj asgjë, do të ketë një kohë që të flas edhe politikisht.

Çfarë keni bërë që të gjithë po ju sulmojnë?

I jepni dot gjykim pse zvarritet procesi 3 vite dhe tani fillon nga e para?

Keni qenë ministri i cilësuar si kampion dikur…

Jam prapë kampion.

SHKARKO APP