Apeli la në burg Dritan Goxhajn, sërish protestë nga disa qytetarë: Ju burgosi Shqipëria

Disa qytetarë kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në protestë tek Ministria e Drejtësisë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Dritan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Gjatë protestës qytetarët janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.

”Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët. Avokati apeloi në Apel masën ”arrest me burg” për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?